E dhimbshme: Ky është viktima që u gjet i vdekur në Mati 1 në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jetë gjatë mëngjesit të sotëm.

Rasti ka ndodhur në  rrugën ‘’ Besim Sahatçiu’’ në lagjen Mati 1.

Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se viktima është Qazim Alaj, 36-vjecar.

Alaj ka qenë aksionar në një nga portalet në vend.

Lajmin për Gazeta Neutral e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Tutje ajo bëri të ditur se janë duke u bërë hetime për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.

“Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *