Protesta e Njësisë Speciale, Haradinaj: Kryeministër çka po pret, Policia ka të drejtë

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT, ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

Për këtë ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po e konsideron të drejtë kërkesën e tyre ndaj Qeverisë.

“Kryeministër, çka po pret? Policia ka të drejtë, respektojeni!”, ka shkruar Haradinaj.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka protestuar me maska në fytyrë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *