Drejtorit i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kontrast me diasporën të cilët çdo vit sjellin miliarda euro remitenca në Kosovë, kryeministri po e bën të kundërtën.
Sipas tij Kurti po dërgon remitenca në Norvegji.
“Krejt çka kuptova nga deklarimi i pasurisë së Kurtit ndër vite ishte, se përderisa diaspora jonë sjell remitanca në Kosovë, Kryeministri Kurti dërgon remitanca në Norvegji. Derisa diaspora jonë kursimet e tyre i investojnë në Kosovë, Kryeministri Kurti kursimet e tij po i investon në Norvegji.”, ka shkruar ai. /Gazeta10/
Postimi i tij i plotë:
Deklarimi i pasurise se Albin Kurtit nder vite:
Viti 2018, Albin Kurti blen banese ne Oslo, Norvegji ne vlere prej 400 mije Euro. Sipas Kryeministrit, i njejti ka hyre ne kredi prej 270 mije Euro
Sidoqofte, nese i lexon deklarimet e pasurise se Albin Kurtit nuk kane pike logjike te raportimit.
Viti 2020, Kryeministri Kurti dhe familja e tij jane ne obligime per blerjen e baneses ne vlere prej 231,961 Euro
Viti 2021, Nje vit me vone, obligimet e Kryeministrit per blerjen e baneses rriten ne 300,000 Euro per banesen e njejte.
Viti 2022, Obligimet e Kryeministrit Kurti bien ne 250.000 Euro per blerjen e baneses
Viti 2023, Kredia e Kryeministrit bie ne 220.000 Euro.
Krejte cka kuptova nga deklarimi i pasurise se Kurtit nder vite ishte, se perderisa diaspora jone sjell remitanca ne Kosove, Kryeministri Kurti dergon remitanca ne Norvegji.
Derisa diaspora jone kursimet e tyre i investojne ne Kosove, Kryeministri Kurti kursimet e tij po i investon ne Norvegji.