Policia ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Prishtinë nën dyshimin se është marrë me trafikim me njerëz.
Sipas njoftimit, është identifikuar një viktimë derisa e dyshuar është shtetase e Shqpërisë.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të cekur si dhe është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte”, thuhet në raportin e PK-së.