Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në zonën e Gjilanit, duke arrestuar një mashkull kosovar të dyshuar për vjedhje të mëdha nga bletarët në rajon, thuhet në raportin 24 orësh.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, duke përfshirë një pushkë M48, një granatë dore, 28 fishekë, tri gëzhoja, 7 boca gazi për pistoletë, dhe 4 detonatorë elektronik.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe ekipet për deminim të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Sigurisë të KFOR-it, të cilat kanë siguruar neutralizimin e armëve të gjetura pa incidente.
Pas intervistimit dhe në prani të avokatit të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje sipas urdhrit të prokurorit.
VJEDHJE E RËNDË /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjilan 17-21.02.2024. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka vjedhur nga bletarë të ndryshëm rreth 27 koshere të bletëve. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë M48, një granatë dore, 28 fishekë, tri gëzhoja, 7 boca gazi për pistoletë dhe 4 detonatorë elektronik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it që e kanë tërhequr granatën e dorës dhe kanë shpërthyer detonatorët pa incidente. I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.