Limaj: Serbia ka përpiluar lista për likuidime në Kosovë, ka emra nga mediat e politika

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se grupi terrorist serb që sulmoi policinë në Banjskë, i ka pasur disa skenarë të tjerë, të cilët sipas tij, kanë dështuar.

Ai tha se ka informata se ekzistonte një listë me emra të personaliteteve të ndryshme të Kosovës, të cilët do të vriteshin.

Sipas tij, në atë listë kishte emra nga mediat, politika dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Ka pasur skenarë me hi me ba turbullira brenda Kosovës, jo vetëm në veri me automjete të KFOR-it. Me ba vrasje politike, ka pasur këso zëra. Njerëz nga mediat, politike, me veturat me tabela të KFOR-it, ka këso informacione, sa janë të sakta duhet me u vërtetu… Ka pasur paralajmërime në gusht për lista të likuidimeve, për me kriju destabilizim. Në gusht ka pasur lista për eliminime politike të njerëzve të UÇK-së nga Serbia”, tha ai.

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ka ndodhur më 24 shtator të këtij viti. Në krye të këtij grupi, i cili e vrau policin Afrim Bunjaku, qëndronte krimineli, Millan Radojçiq, i cili edhe pse e ka pranuar se ka qenë pjesë e sulmit terrorist, po qëndron i lirë në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *