Në Prishtinë është duke u mbajtur Forumi Ndërkombëtar “Ulpiana”, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për rëndësinë e diasporës, duke thënë se diaspora mbetet ndër prioritet e qeverisë, transmeton Telegrafi.
“Qeveria e Kosovës dhe institucionet tona kanë gatishmëri të madhe për ta bërë diasporën një nga prioritetet kryesore në këtë mandat .Kemi verën e ‘shacave’, është e shkëlqyer t’i shohësh në rrugët tona, sa miqësor janë, sa shumë kënaqen duke qëndruar deri orët e vona në kafiteritë tona. Shohim që diaspora mund të sjellë më shumë, se sa financat”, tha ajo.
Më tej, ministrja ka thënë se diaspora sjell në Kosovë rreth 1 miliardë euro në Kosovë, por përveç parave, ajo tha se diaspora sjell përvojën e tyre nga demokracitë e zhvilluara.
“Na nevojitet edhe angazhimi politik i tyre”, u shpreh ajo.