Pas ngjarjeve të fundit që tronditën vendin dhe opinonin ndërkombetarë, kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë plenare, ku po flitet kryesisht rreth sulmit në veri.
Mimoza Kusari Lila, deputete nga rradhët e Lëvizjes VetëVendosje, ka bërë thirrje që në këtë kohë krize të behen bashk137 pozitë dhe opozitë.
Ajo tha se i gjith arsenali i armëve të gjetura ishte i paralajmëruar nga institucionet e sigurisë së Kosovës.
Tutje Kusari tha se Serbia është një vend që shpall ditë zie për “terroristë” të vrarë. Dhe nga ata terroristë u vra një polic në detyrë.
Fjalimi i plotë
“Në krejt këtë kohë krize gjejmë kohë të bëhemi bashkë pozitë e opozitë. I tërë ai arsenal i armëve e i paralajmëruar nga institucionet e sigurisë së Kosovës. Historia nëse nuk mësohet përseritet, po vazhdon të jetë e njejta. Nuk njef as parimet e dialogut. Ajo shpall ditë zie për pjestarët e grupit terrorist, kjo është Serbia. Nga grupet e njejta kriminale u vra një polic, dhe humbje nga radhet e tyre. U kuptua se Serbia as nuk u ndryshua dhe mbeti e njejta. Më lejoni t’i falenderohem të gjithe vajzave dhe djemve që dhanë kontributin. Falënderoj mediat që kanë luajtur rrok të rëndësishëm dhe të pa anshëm e të drejtë. Po e mbylli me thënien e heroi Fehmi Lladrovci, ‘Fati më i mire i jetës time është fati i Kosovës”