“Si do ta detyroni Kurtin t’ju dëgjojë?”, DASH: Do të përpiqemi me diplomaci

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller është pyetur në një konferencë për media se çfarë do të bëjë SHBA-ja për ta ndaluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Atij iu tha se pavarësisht fjalëve të amerikanëve, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien konfirmoi se po hasin në padëgjueshmëri.

“Pra, përveç fjalëve, çfarë mjetesh të tjera synoni të përdorni më pas për ta detyruar Kurtin t’i ndalojë veprimet e tij të njëanshme, duke qenë se në fund të fundit kjo është një pyetje që i shqetëson taksapaguesit amerikanë?”, ishte pyetja.

Zëdhënësi i DASH tha se do të përpiqen t’i zgjidhin çështjet me diplomaci, por që s’mund të parashikojë “ndonjë hap specifik”.

“Kështu unë do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur dhe – për ta zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, tha Miller.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *