Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në magjistralen Pejë – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Kliçinë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Këtë për teve1.info e ka bërë të ditur zëvendësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 06:50, në magjistralen Pejë – Prishtinë, në fshatin Kliçinë ka ndodhur një aksident trafiku. Pesë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se pas tretmanit mjekësorë të gjithë janë liruar, pasi nuk kanë pasur lëndime serioze.