Ragmi Mustafa është vendosur në pozitën e kryetarit të Preshevës deri në zgjedhjet e ardhshme.
Mustafa e ka konfirmuar këtë në një prononcim të shkurtër.
“Shqiprim Arifi nuk ka pasur shumicën në Preshevë dhe për këtë arsye është larguar nga pozita e kryetarit”, ka thënë Mustafa.
Ai duke komentuar reagimin e Arifit, e cilësoi atë të turpshëm dhe shpifës, meqë ky sipas tij, nuk e ka pasur shumicën që nëntë muaj.
Mustafa potencon se në vendin e të parit të komunës është vendosur para dy dite. Ai gjithashtu theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 2 qershor.
Shqiprim Arifi ka njoftuar pasditen e së shtunës se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës.
Arifi ka thënë se shkarkimi i tij është bërë nga Beogradi në mesnatën e mbrëshme.
Ai thekson se kjo ka ndodhur pas kërcënimit të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe pasi u dënua gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.