Ilnisa dhe Meritoni janë dy nga banorët të cilët janë shumë të afërt me njëri tjetrin.
Gjatë Prime-it të kaluar Romeo ka reaguar ashpër ndaj Ilnises duke e ka mbrojtur Meritonin, pasi sipas tij e ka shok të mirë.
Po ashtu edhe sonte është diskutuar ky reagim i tij që ka bërë Prime-in e kaluar.
“Mua më vjen keq që çelet spektakli me një marrëdhënie të tillë, rrënjët e të cilës janë nga ana e mirë. Fakti i fryrjes vijon të jetë edhe sot. Me aq sa fola, nga Romeo nuk mora kurrë një përgjigje se nga erdhi gjithë ai dyshim që m’u përplas në fytyrë”, është shprehur Ilnisa.
“As unë nuk mora një përgjigje”, ia ktheu Romeo.
“Ti nuk ke një pyetje në mendjen tënde, ti ke një dyshim që e ke krijuar vetë, unë me të gjitha të drejtat e borës më ngelet një fyerje dhe një krisje në marrëdhënien tënde, që nuk është prekur kurrë. Ka disa variante nga ne të gjithë për të vepruar në një marrëdhënie. Nuk dua t’i marr të mirëfillta akuzat e Romeos ndaj meje, për diçka që është ashtu siç duket, e jo siç thotë Romeo. Kam menduar që loja ka ndikuar në këtë miqësi”, iu përgjigjur Ilnisa.
“Unë jam në pozicion të vështirë sepse atë djalë e kam shok, nuk mbaja dot më nga ajo që pashë dhe prandaj reagova. Dua që ai djali të jetë i lumtur prandaj reagoj. Kam bërë një bisedë veçmas me Meritonin. Reagova sepse ajo gjë m’u duk tendencioze nga ana jote”, ia ktheu Romeo.
Ndërkohë, ende nuk është hapur zarfi i zi nga Vëllai i Madh.