Përfaqësuesit e NJSI-së arrijnë në Qeveri për takim me Kurtin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sapo ka hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Ai dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese kanë arritur për takimin që do ta kenë me kryeministrin Albin Kurti.

Deri më tani kanë ardhur 3 vetura me rreth dhjetë policë.

Në këtë takim pritet që të flitet për kërkesat që kanë zyrtarët e njësive speciale për shtesat e rrezikshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *