Buta nuk mundi ta publikojë albumin e tij për ditëlindjen, ashtu siç edhe pati paralajmëruar.
Kjo pasi reperi pati probleme me menaxhmentin në kontratën e kaluar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku edhe ka ndarë me ndjekësit e tij pak nga këngët që janë pjesë e albumit.
“Kam deshtë me përfundu albumin e me lansu sot për ditëlindje, por problemet me label në kontratën e kaluar e kanë bërë të pamundur. Gjithsesi, ja pak nga albumi se si po del për t’iu falënderuar për mirëkuptim. Padyshim të gjitha demo edhe s’po mundem me ju tregu këngët që janë në bashkëpunim. Më falni për pritjen”, shkroi reperi.