Neymar iu nënshtrua një operacioni në Belo Horizonte, pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut. Kampioni u dëmtua rëndë gjatë ndeshjes Uruguaji – Brazil, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kohët e rikuperimit nuk u bënë të ditura, fillimisht u fol për një ndërprerje 10-mujore, por sipas disa burimeve mjekësore që folën me ESPN, sulmuesi mund të rikuperohet në kohë për “Copa América”, që do të luhet nga 20 qershori deri më 14 korrik 2024 në SHBA.
Al Hilal, pavarësisht se e pagoi me ar, e pati në dispozicion vetëm 5 ndeshje, me vetëm 1 gol dhe 3 asiste. Le të shohim në detaje historinë e gjatë të lëndimeve të tij:
BARCELONA
2014
16 janar, dëmtim i kyçit të këmbës: humbi 10 ndeshje
17 prill, dëmtim në këmbë: humbi 7 ndeshje
5 korrik, dëmtimi i rruazave: humbi 2 ndeshje
21 gusht, ndrydhja e kyçit të këmbës: humbi një ndeshje
2015
10 gusht, ndrydhje e kaviljes: humbi 4 ndeshje
7 dhjetor, problemi i përkulësit: humbi 5 ndeshje
2016
21 janar, probleme me kofshët: humbi 2 ndeshje
5 dhjetor, probleme me përkulësit: humbi 2 ndeshje
2017
9 mars, problemi i muskujve: humbi një ndeshje
PARIS SAINT-GERMAIN
2017
21 shtator, i lënduar: humbi një ndeshje
2 nëntor, i lënduar: humbi 2 ndeshje
2018
11 janar, i lënduar: humbi një ndeshje
19 janar, probleme me kofshët: humbi 2 ndeshje
26 shkurt, frakturë e metatarsal: humbi 18 ndeshje
21 nëntor, problemi i përkulësit: humbi një ndeshje
3 dhjetor, problemi i përkulësit: humbi 4 ndeshje
2019
24 janar, frakturë e metatarsal: humbi 20 ndeshje
7 qershor, këputje e pjesshme e ligamentit të kyçit të këmbës: humbi 12 ndeshje
14 tetor, dëmtim në kofshë: humbi 8 ndeshje
2020
3 shkurt, kontuzion i brinjëve: humbi 4 ndeshje
2 shtator, me koronavirus: humbi një ndeshje
28 tetor, problemi i përkulësit: humbi 6 ndeshje
14 dhjetor, probleme me kyçin e këmbës: humbi 5 ndeshje
2021
11 shkurt, problemi i përkulësit: humbi një ndeshje
16 tetor, problemi i përkulësit: humbi një ndeshje
15 nëntor, problemi i përkulësit: humbi një ndeshje
29 nëntor, dëmtim i kyçit të këmbës: humbi 15 ndeshje
2022
25 nëntor, dëmtim i kyçit të këmbës: humbi 2 ndeshje
2023
20 shkurt, operacioni i kyçit të këmbës: humbi 15 ndeshje
EL HILAL
4 gusht, problemi i muskujve: humbi 4 ndeshje
17 tetor, këputje e ligamentit të kryqëzuar anterior dhe meniskut: ka humbur 6-8 muaj