Fifi shndërrohet në personazhin e Cruella de Vil për një paraqitje në Dancing With the Stars

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi – Fifi, është bërë pjesë e spektaklit të kërcimit, Dancing With the Stars.

Ajo po vazhdon të jetë shumë e angazhuar dhe mjaft e përkushtuar në këtë program.

E në puntatën e fundit, të gjithë duhej t’i përshtatnin koreografitë e tyre me personazhet nëpër filma.

Foto: Screenshot/Instagram

Autorja e këngës “Diell” ka zgjedhur që të shndërrohet në personazhin e Cruella de Vil.

Ajo shfaqet me një paruke, në njërën anë të bardhë e tjetrën me ngjyrë të zezë dhe po me të njëjtin grim.

Foto: Screenshot/YouTube

“Fifi De Vil”, ka shkruar ajo.

Ajo po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë dhe tha se tashmë ka humbur gjashtë kilogramë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *