Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Livoç të Gjilanit.
I njëjti dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar Valon Osmani nga Policia e Gjilanit.
“Sot me datën 02.12.2023 rreth orës 06:30 kemi pranuar informacion se një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete”, ka thënë Osmani.
Sipas tij, Njësite policore relevante kanë nisur hetimet për ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin në koordinim me prokurorin e shtetit i cili ka prezantuar në vendin e ngjarjes.
Kurse, rrupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion