Rikja flet për ish të dashurin: Më tradhtoi, por fajin e kisha unë

Banorja e Big Brother Vip Albania, Rike Roçi ka treguar historinë e saj të dashurisë me një djalë, i cili e ka tradhtuar. Rike ia ka vë fajin vetes pasi shprehet se ka qenë shumë e angazhuar dhe nuk e kishte vëmendjen tek ai për shkak të punës.

“Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndjente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej, këndej, shiheshim shumë pak. E doja por isha shumë e angazhuar. E fala, por nuk ishte më asgjë ashtu si në fillim. Totalisht shumë ndryshe”, tregoi Rikja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *