Një aksident trafiku në magjistralen Pejë – Prishtinë në fshatin Grabanicë – Klinë ka shkaktuar humbjen e jetës së një fëmije.
Automjeti humbi kontrollin dhe goditi mbrojtësit e rrugës, duke dëmtuar tre persona.
Pas përpjekjeve të mjekëve, fëmija nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Prishtinës.
Trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, sipas urdhrit të Prokurorit shtetëror.