Jevtiq me shpresa te Pesëshja për “krijimin e mekanizmave” të Asociacionit: Nuk presim gjë nga Kurti

Nga “Pesëshja” që zbarkoi dje në Prishitnë e mëpastaj në Beograd, Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, thotë se presin që “më në fund të krijojnë mekanizmat” për themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe; ndërsa shtoi se nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk presim asgjë”.

Jevtiq tha se “personalisht” që nga fillimi i vitit “kam dëgjuar nga Gabriel Esccobar dhe Miroslav Lajçak” që Asociacioni do të themelohet “si parakusht i zgjidhjes së problemeve dhe marrëveshjeve tjera”.

Madje, ai pretendoi se themelimi i Asociacionit i është thënë se është “jo si diçka politike, por si çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë”.

“Së pari, nuk kam pritshmëri sa i përket Kurtit, pavarësisht asaj çfarë ai mund të ketë thënë në atë takim dje. Dhe, Presidenti i Francës tha që ka pasur premtime (nga Kurti) të cilat nuk janë përmbushur. Prandaj edhe nuk pres asgjë të ndryshojë”, ka thënë ai për Kosovo-Online.

“Kjo ‘Pesëshja’ më në fund duhet të krijojë mekanizmat që do të lejojnë themelimin e Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe. Unë, personalisht dhe me kolegët e mi, kemi dëgjuar nga Escobar-i dhe Lajçak-u që nga fillimi i vitit se Asociacioni do të themelohet si parakusht për zgjidhjen e çështjeve tjera dhe jo si diçka politike, por si çështje e mbijeteës së serbëve”, ka thënë Jevtiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *