Gripi sezonal është shpërndarë mjaft shumë. Pothuajse në çdo shtëpi së fundmi ka pasur anëtarë të familjes të prekur nga ky grip i cili është shoqëruar me ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh etj.
Drejtoresha e qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri, ka bërë të ditur për Gazetën Neutral se vetëm muajin janar dhe shkurt kanë qenë 645 raste që janë paraqitur në këtë qendër me gripin sezonal, teksa thekson se muajin e fundit (mars) ka pasur ulje të rasteve.
“Në QKMF-Ferizaj gjatë muajit Janar të këtij viti kanë qenë gjithsej 337 raste me grip sezonal, ndërsa gjatë muajit Shkurt kanë qenë 308 raste.
Gjatë këtij muaji numri rasteve me grip sezonal ka rënë ,pothuajse është përgjysmuar”. – ka thënë Ymeri.
Në rast të shfaqjes së simptomave të gripit sezonal, konsultohuni sa më shpejt me mjekun tuaj familjarë.