Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një grua në Vushtrri.
Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima është larguar nga shtëpia dhe deri tani nuk ka informacion për të.
“Vushtrri 25.04.2024 – 18:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më 23.04.2024 rreth orës 18:15 nga shtëpia është larguar viktima femër kosovare dhe deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.