Dua Lipa e bëri të qartë mbështetjen e saj për Gazën teksa e kryesoi Glastonbury mbrëmë duke kënduar së bashku me një koleksion të flamujve të Palestinës në turmë, për t’i kapur ata në kamera, ka shkruar sot Daily Mail.
Pamjet nga performanca e saj mahnitëse dje e shfaqën atë duke vrapuar në turmë për të kënduar më afër një flamuri ku shkruhej “Glasto për Palestinën”, për të cilin përdoruesit e mediave sociale po pretendojnë se është një shenjë e mbështetjes së saj të vazhdueshme për këtë çështje.
Fituesja i çmimit Grammy ka qenë një nga personazhet e famshëm që vazhdimisht u ka kërkuar liderëve botërorë të ndihmojnë në uljen e krizës në Gaza dhe Izrael.
Vetëm muajin e kaluar 28-vjeçarja postoi për 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram: “Djegia e fëmijëve për së gjalli nuk mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën”.