Vdes një grua në Shtëpi të Pleqve, rasti në hetime

Një grua ka vdekur mbrëmë në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.Policia ka njoftuar se rastin e ka shpallur nën hetime.

Policia ka njoftuar që të ndjerës ju kishte përkeqësuar gjendja sa ishte në shtëpi, por ka vdekur përkundër intervenimit të stafit mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Rr. Afrim Loxha, Prishtinë 09.01.2024 – 19:46. Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *