Hoxha Enver Azizi nga fshatu Mateç i komunës së Likoves në një ligjeratë fetare në rrjetet sociale ka komentuar aktualitetin dhe ndodhitë e fundit në skenën politike të vendit duke adresuar kritika për liderët e opozitës dhe pretendimin e tyre për sjelljen e ndryshimit.
Sipas hoxhës ndryshimi nuk bëhet duke ndërruar partitë politike dhe pozitat, por vjen vetëm si rezultat i përmirësimit të cilësive të karakterit (mentalitetit) të popullit.
“Tash jemi në prag të zgjedhjeve dhe i shohim njerëzit duke u bartë nga një parti në një parti tjetër, edhe kur i pyet ata pse po e bëjnë këtë, thonë me qëllim të ndryshimit, nëse vijmë ne edhe e ndërrojmë këtë parti, ne do ta bëjmë një ndryshim. Pra, ndryshimi nuk bëhet vetëm duke e ndryshuar partinë, ndryshimi nuk bëhet duke e ndryshuar pozitën, ndryshimi nuk bëhet duke e ndërruar shtëpinë, duke e ndërruar vendlindjen, por ndryshimi bëhet në përmirësimin e karakterit të tij.
Këtë e themi duke e dëshmuar me ajetin kuranor, të cilin e lexuam në fillim, ku Allahu i Madhërishëm tha: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, nëse ai popull nuk e përmirëson veten”.