Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kërkuar falje publike qytetarëve për gjuhën e përdorur në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes thirrur nga opozita për kontratat njëburimore.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se ‘kur përballësh me pushtetin që për kauza të rrejshme kanë çuar njerëz drejt vdekjes, që kanë përdorur edhe armë në Parlament për të ardhur në pushtet, njeriu nganjëherë nga helmi qe prodhon ky pushtet dhe mund të përdorë gjuhë që nuk i shërben shëndetit të demokracisë’.
Ndër të tjera, ajo tha se VV-ja ka ardhur në pushtet duke gënjyer, shpifur e akuzuar secilin që i ka dalë përpara.