Protesta kundër vendimit të Qeverisë/ Distancohet NjNSH, konfirmon se nuk merr pjesë në protestë

Pesë ditë më parë, Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) protestoi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ku kundërshtuan vendimin e fundit për shtesat e rrezikshmërisë.

Të njëjtit e kanë dorëzuar sërish paralajmërimin e protestës në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë e cila do të mbahet më 7 nëntor.

Protesta sërish është organizuar për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera. Kërkesa kryesore e FIT-it është rregullimi i çështjes së shtesave të rrezikshmërisë si dhe kategorizimi si ekspertë.

Në këtë protestë do të dalin pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Në media është raportuar se protestës do t’i bashkëngjiten edhe Njësia Policore e Specializuar Kufitare. Megjithatë, këtë raportim e kanë hedhur poshtë burime të Gazetës Neutral.

Në sajë të komunikimeve me disa zyrtarë të NJNSH që deshën të mbesin anonim, kanë deklaruar për Neutral se Drejtori apo njësitë e saj nuk kanë asnjë organizim për forma të tilla të protestës dhe nuk do të jenë pjesë e asnjë organizimi me askënd.

Sipas burimit, njësia NJNSH është në detyra të saj në mbrojtje të kufirit dhe nuk e “pëlqen daljen në rrugë edhe pse kërkon që të gjitha shtresat e zyrtarëve policor të paguhen në mënyrë të denjë dhe në bazë të punëve që kryejnë. Të gjithë meritojnë të paguhen arsyeshëm dhe të trajtohen me dinjitet.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *