Disa serbë provokojnë boshnjakët, valvisin flamuj me çetnikë dhe këndojnë këngën “është krishtlindje, gjuani xhamitë”

Gjatë mbrëmjes, në prag të festës më të madhe të ortodoksëve, Krishtlindja ortodokse, ka ndodhur një incident para kishës në Priboj, qytezë në Serbia afër kufirit me Bosnjën që përbëhet edhe nga një numër boshnjakësh.

Pavarësisht mesazheve të paqes dhe bashkimit, një grup të rinjsh serbë mbanin një flamur me fytyrën e dukës çetnik serb, Pavle Gjurishiq.

Duka çetnik Pavle Gjurishiq është përgjegjës për disa nga krimet më brutale të kryera kundër popullatës boshnjake gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të rinjtë dyshohet se në një restorant në Priboj kanë kënduar këngë që shprehin urrejtje dhe jotolerancë kombëtare, të cilat i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Ata kanë kënduar këngë fashiste në kafenenë në Priboj, si “është krishtlindja – gjuaj xhamitë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *