Shoferi e bën për spital punëtorin e pompës “Molika gas” në Pejë, nuk ia pranoi dy euro false

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes qytetarëve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, ku punëtori i pompës së benzinës “Molika gas” në Pejë, si pasojë e goditjes me veturë nga njëri konsumator, u bë për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Ngjarja, siç merr vesh Gazeta Sinjali, u zhvillua pasi punëtori i pompës kishte dyshime se konsumatori posedonte monedhën prej 2 eurove false, me ç’rast edhe nuk ia pranoi.

Ky veprim i punëtorit bëri që shoferi i veturës që ishte ndalur për ta mbushur veturën me derivate, të dalë jashtë kontrollit, duke filluar ta godas me veturë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ekipet emergjente menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i ofruar ndihmën e nevojshme të lënduarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *