Drejtori i Qendrës Klinike në Banja Lukë, Vlado Gjajiq, konfirmoi se ai dhe një grup mjekësh nga ai institucion së shpejti do të udhëtojnë në Sheveningen për të ekzaminuar kriminelin serb Ratko Mlladiq, i cili po vuan dënimin e përjetshëm atje për krime lufte.
Gjajiq, i cili është vetë mjek dhe gjithashtu udhëheq organizatën e qytetit të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), të kryesuar nga Milorad Dodik, e përdori këtë njoftim për të lavdëruar Mlladiqin, i cili u dënua për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
“Gjenerali e meriton. Ai meriton mbështetjen dhe respektin e të gjithë popullit të Republikës Srpska dhe sistemit tonë shëndetësor,” u tha Gjajiq gazetarëve në Banja Lukë.
Ata pohojnë se mjekët në spital po e trajtojnë në mënyrë joadekuate dhe se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar