Në “Pressing” të T7, po diskutohet për helmimet e nxënësve marsin e vitit 1990, veprim i kryer nga regjimi i atëhershëm serb.
Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës ka thënë se Beogradi kishte trilluar disa teza se “gjoja nxënësit kanë aktruar”.
Ndër tjerash, ai tha se teza më djallëzore e Beogradit ishte se gjoja “Kisha Katolike ka qëndruar pas aktit”.
“Teza më djallëzuar e lëshuar nga politika e Beogradit ishte gjoja Kisha Katolike i ka helmuar fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë”, ka thënë ai.
Më tutje, ai ka rrëfyer tmerrin që e ka parë marsin e vitit 1990.
“Kam pa njerëz, fëmijë e të rinjtë që ishin në gjendje të tmerrshme, sikur të djalltosur. Kishin njerëz që tre-katër i kapnin për dore e këmbe për t’i qetësuar”, ka thënë ai.