U vra nga pronari, gjendet trupi i recepsionistit të hotelit në Dhërmi

Është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili u vra nga Gerald Shehu, pronari i hotelit ku punonte në Dhërmi.

Trupi i recepsionistit pas vrasjes ishte fshehur nga autori i krimit në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, të cilët u arrestuan ditën e sotme.

Forcat e Policisë e gjetën sot trupin e pajetë afër një guroreje duke shkuar për në Vuno.

Gerald Shehu u arrestua ditën e djeshme në Korfuz, teksa ishte në aeroport për t’u larguar në drejtim të Anglisë, vend në të cilin kishte dokumenta të rregullta qëndrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *