Deputetja e Parlamentit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi para pak çastesh ka njoftuar opinionin se e ka përfunduar me sukses operimin e saj.
Matoshi thotë se po kthehet për të tretën herë, pasi edhe dy herë të tjera ajo i ishte nënshtruar një operimi të tillë.
“Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna me fitoren e tretë”, shkroi mes tjerash ajo.
Postimi i plotë i Matoshit në Facebook:
Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna!
Me fitoren e tretë.
Prej ditës kur ju informova për sfidën tem të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave.
Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindë të pashpresë për fëmijët e tyne, ju jap motiv e tentoj me i gjetë fjalët ma të duhuna që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste.
Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta.
Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre.
Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë.
U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe.
Kur e pashë interesimin e përkrahjen e të gjithëve ju, u binda që kam ma ia dalë prapë.
Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin.
Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë.
Falenderoj mikeshën time Sellma Dubova, një feministe e punëtore e pashoqe për krejt ata që e njohin.
Falenderoj dr. Hetem Ramadanin për krejt këshillat qysh me e mbrojt shëndetin e me ngritë imunitetin me disiplinën ditore.
Falenderoj zemrën tem, shoqen tem që këto ditë ka qëndru afër meje.
Vali përjetësisht të jam mirënjohëse.
Rina Zeka për krejt ato mesazhe t’omla e motivuese, t’du yll.
Gjunjëzohem para dashnisë tuaj t’pastër.
Ashtu qysh premtova, unë po kthehna.
Shihemi së shpejti…
Ju dua.