Pas episodit kur Ledjona u tha banorëve se “nuk njeh askënd”, Roza i ndau sot në kategori konkurrentët, ku Ledjanës i tha se duket ‘e egër nga jashtë, por shumë e brishtë’.
Komentet e Roza Latit, Ledjana nuk i priti aspak mirë, ndërsa e etiketoi moderatoren si “lilipute”, aty ku nisi edhe debati.
Ledjona: Do kesh kohë ta njohës Ledjonën, nuk është ashtu siç e përshkrove ti. Ti qenke një shqiponjë dhe shpresoj që të jesh një shqiponjë e vërtetë sepse deri tani nuk është se më dukesh shqiponjë. Të bësh zhurmë nuk do të thotë që po flet e kupton?
Roza: Kapu diku ku duhet o Ledojona dhe rri si femër jo si lac dhe fol mirë. Dhe liliputen ktheje mbrapsht se doli huq.
Ledjona: Po Roza, je një lilipute e lezetshme.