Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së pritet nga Autoritetet e larta për mbikëqyrje Policore në Bruksel

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoriata të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj të mërkurën është pritur nga Autoritetet e larta për mbikëqyrje Policore në Bruksel.

Hodaj me bashkëpunëtor po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel të Belgjikës, ku zhvilluan takime në Komitetin e Përhershëm Mbikëqyrës të Shërbimeve Policore (Commiteé P) dhe u prit nga Presidentja e Komitetit Kathleen Stinckens.

 Delegacioni i IPK-së u prit edhe në Inspektoratin e Përgjithshëm të Policisë Federale dhe lokale nga Inspektori Gjeneral i këtij institucioni Tierry Gillis, shkruan Neutral.al.

Bashkë me kreyshefin Ekzekutiv ishte i pranishëm ishte edhe Shefi i hetimeve në Inspektoratin e Policisë Bardhyl Haxhimustafa.

Gjithashtu u zhvilluan takime edhe në institucione tjera qendrore dhe lokale të zbatimit të Ligjit.

Gjatë takimeve u diskutua për sistemet e ndryshme të mbikëqyrjes Policore dhe avancimin e metodave me theks të veçantë në fushën e hetimeve, inspektimeve dhe veprimeve proaktive qe nxisin promovimin e integritetit ne organizatat policore.

Udhëheqësit e institucioneve vlerësuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve dhe praktikave të mira në fushën e mbikëqyrjes policore dhe në veçanti parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale. Pjesë e delegacionit ishte edhe Atasheu i Policisë së Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Bruksel z. Jeton Krasniqi./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *