Nga shpërthimi i një granate dore në orët e vona të së hënës në veri të Mitrovicës janë plagosur dy persona.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që rasti ka të bëjë me çështje etnike.
“Ende nuk ka të arrestuar, derisa nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike. Granata ka shpërthyer jashtë hotelit Bisevac, derisa tre persona kanë qenë duke hyrë në veturë”, tha Elshani.