60-vjeçari sulmon zyrtarin e Burgut të Dubravës, e grushton në kokë dhe ia…

Gjatë ditës së djeshme është sulmuar një zyrtar i Burgut të Dubravës në objektin e këtij institucioni, derisa ishte pjesë e një komisioni që po intervistonte një person lidhur me një rast.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari F.I., 60-vjeçar po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin, duke e goditur me grushte në kokë dhe duke dëmtuar tavolinën që ndodhej në zyrën ku po zhvillohej intervistimi.

Kjo ka bërë që njësitet policore të intervenojnë menjëherë, me ç’rast dy palët janë shoqëruar në stacion për të dhënë deklaratat në lidhje me rastin.

Ende nuk dihet motivi që e ka shtyrë të dyshuarin të sulmojë fizikisht zyrtarin e burgut. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti  “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *