60 kg kokainë e fshehur në qymyr në Durrës, marinarit rus iu gjetën materiale pornografike me fëmijë në celular

Një ditë më parë u liruan 13 marinarët e anijes që solli afro 60 kg kokainë në Portin e Durrësit, të fshehur në ngarkesën me qymyr.

Megjithatë një prej tyre është riarrestuar. Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë të ditur se në pranga është vënë marinari rus  Grigory Gorbunov. Nga kqyrja e celularit të rusit janë konstatuar materiale pornografike me të mitur.

Materialet i janë referuar prokurorisë së Durrësit dhe po hetohet për këtë vepër penale ndërsa është njoftuar edhe pala ruse. Në celularin e marinarit rus janë gjetur mbi dhjetëra mesazhe, foto dhe video rreth aktivitetit të tij kriminal të pornografisë me të mitur

Ndërsa rusi ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje që të dalë përballë gjykatës, anija është larguar bashkë me 13 marinarët e tjerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *