Sipas policisë një makinë e zezë u përplas me një pemë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës. Pesë djem të rinj vdiqën në vendngjarje, ndërsa një grua 24-vjeçare vdiq më vonë në spital.
Menjëherë pas përplasjes, një iPhone 14 që i përkiste një prej pasagjerëve njoftoi shërbimet e urgjencës në vendngjarje. Sensori në iPhone 14 dha alarmin për aksidentin në një kohë që në vendngjarje nuk kishte asnjë dëshmitar.
Megjithëse shkaku i përplasjes mbetet nën hetim, policia tha se ata u thirrën në vendngjarje pasi iPhone zbuloi se ishte në një aksident dhe thirri automatikisht policinë pasi përdoruesi i telefonit nuk reagonte.
IPhone 14 përmban një sensor të ri me një përshpejtues me forcë të lartë që zbulon kur përdoruesi ka qenë në një aksident me makinë. Funksioni, i quajtur ‘zbulimi i përplasjes’, aktivizohet vetëm kur udhëtoni në një automjet.