Barcelona dhe Inter janë ndarë baras në thrillerin e zhvilluar në ‘Camp Nou’.
Skuadra e Inter ka bërë një ndeshje të madhe në ‘Camp Nou’, duke luajtur 3:3 me Barcelonën.
Seria e golave në këtë takim u hap tek në minutën e 40’, nga Ousmane Dembele. Megjithatë, spektakli ishte rezervuar për pjesën e dytë.
Inter e nisi furishëm pjesën e dytë, duke barazuar qysh në minutën e 50’, me anë të Barella.
13 minuta më vonë, Lautaro Martinez shënoi një gol të bukur për të përmbysur epërsinë e Barcelonës.
Megjithatë, Robert Lewandowski ishte i interesuar të mbante shpresat deri në fund. Goli i tij i minutës së 82’ riktheu shpresat e ‘Blaugranave’ për një fitore.
Këto shpresa u duk sikur u thyen në minutën e 89’, kur gjermani Robin Gosens dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2:3.
Mirëpo, Robert Lewandowski reagoi përsëri, vetëm tre minuta më vonë për rezultatin 3:3. Interit mund t’i jepte fitoren Kristjan Asllani, por goditjen e tij nga shumë afër e priti Ter Stegen.
Me këtë barazim, Inter është me një këmbë në fazën tjetër të Champions League. Barcelona në anën tjetër e sheh veten shumë afër Europa League.
Inter ka 7 pikë në pozitën e dytë, kurse Barca ka 4 pikë në pozitën e tretë. Të dyja skuadrat kanë dy ndeshje të mbetura, me Bayern Munich dhe Viktoria Plzen si kundërshtarë të ardhshëm