Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitet relevante policore, ka zhvilluar të enjten një operacion të gjerë policor në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, që rezultoi me disa të arrestuar, si anëtarë të një grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde. Të dyshuarit janë përfshirë edhe në veprat penale “Detyrimi” e “Rrëmbim” dhe tashmë është lëshuar urdhër për ndalimin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit është Idriz Hajrizi, ndërsa në mesin e të arrestuarve, burimet e Sinjalit thonë se janë arrestuar edhe një grua dhe djali i saj. Personat e tjerë të arrestuar janë Valbona Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Anes Pakashtica .
Sipas informacioneve të para, grupi kriminal ka kërkuar në total rreth 250 mijë euro, për më pak se 150 mijë euro që janë dhënë me fajde.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.