Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në Pikën kufitare në Jarinje, në hyrje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të specializuar kanë hasur në maunën e cila po transportonte mallra për Kosovë, gjersa ngasësi i atij automjeti, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në kabinën e vozitësit.
Njoftimi i plotë:
Ne maunen e cila tranportonte mallra per Kosove ngasesi i maunes qytetar I Serbise kishte te fshehura mallra ne kabinen e vozitesit
“ Caffeine Anhydrous “ ne forme pluhuri 5 pako x 20 kg = 100 kg me origjine nga Kina.
Rasti ne fjale eshte duke u trajtuar nga Sektoret relevant mbi destinimin dhe perdorimin final te preparatiti kimik.
Rasti dytë:
Ne maunen I cili tranportonte mallra per Kosove ngasesi I maunes qytetar I Serbise kishte te fshehura mallra ne hapesiren e maunes e cila eshte e destinuar per vendosje te paletave
Atlete per te rritur “Adidas Yeezy “ – 25 pale
Atlete per te rritur “New Balance 550 “ – 50 pale
Rasti eshte duke u trajtuar nga Sektori relevant i Doganes
Maunat jane derguar nën përcjelljen e stafit doganor dhe policor në terminalin doganor në Mitovicë për kontroll të detajuar, deri sa malli i pa dekluara apo kontrabandë është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
Njësit relevante të Doganës së Kosovës janë duke e trajtuar rastin si kontrabandë të mallrave, konform Kodit Doganor dhe të Akcizavwe