Gjenerali Clark thotë se LDK’ja është arsye që intervenimi i Perëndimit në Kosovë pati sukses

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Clark ka folur për kohën kur udhëhoqi bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Ai tha se një rol të jashtëzakonshëm e kishte luajtur Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Mendoj se suksesi i intervenimit të NATO-s në dallim me vendet tjera ku ka intervenuar është se në Kosovë funksiononte LDK”, tha Clark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *