Rina Lipa vazhdon të bëjë xhiro në rrethet e modës të Londrës. Motra më e vogël e këngëtares pop Dua Lipa mori pjesë në V&A Summer Party 2024 , duke festuar ekspozitën e ardhshme “Naomi: In Fashion” më 19 qershor.
Ajo kishte veshur një fustan rrjetë me pika të markës italiane Miaou.
Fustani pa rripa ishte gjysmë i tejdukshëm dhe shumëngjyrësh me pika. Ajo e kompletoi look-un me sandale të arta Jimmy Choo dhe mbante një çantë lëkure të zezë.
Modele dhe aktore, Rina Lipa aktualisht punon me Independent Talent Group.