Policia e Kosovës e ka konfirmuar deri më tani vrasjen e katër sulmuesve në Banjskë të Zveçanit.
Në rrjete sociale kanë qarkulluar disa fotografi të sulmuesve të vrarë, por që nuk kanë mund të identifikohen pasi nuk kishin dokumente.
Në anën tjetër, dyshohet se të vrarë kanë mbetur Bojan Mijailović (Leposavić) Stefan Nedeljković(Zvečan).
Sipas burimeve të IndeksOnline, njëri nga sulmuesit e vrarë është edhe Igor Milenkovic, shofer i ambulancës në Leposaviq.