Këngëtari Labinot Rexha i ftuar në një emission për të diskutuar për Euro2024, ka thënë se djemtë e tij nuk e duan flamurin e Kosovës.
Rexha, u shpreh se djemtë e tij të moshës së mitur nuk kanë ndjenja parotike për famurin e Kosovës pasi sipas tyre, flamuri nuk tregon histori.
“Djemtë e mi nuk e duan flamurin e Kosovës, ai nuk ka histori”, u shpreh këngëtari.
“Djali im 14- vjecar kurrë nuk ka një bluzë pa flamurin kuq e zi pa Adem Jasharin. Në telefonin e tij e ka shqiponjën. Kur I them të Kosovës, unë nuk di cka t’I them për historinë. Adem Jashari ka luftu për bashkimin e trojeve shqiptare”, tha Rexha derisa i njëjti u kritikua nga panelistët për qëndrimin rreth flamurit.
Deklaratën mund ta ndiqni nga minuti: 1:11:18