Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e falënderoi këtë të fundit për vizitën në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Osmani tha se takimi ynë u fokusua në planin e rritjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor.
E para e vendit gjithashtu tha se Von der Leyenin e informoi edhe për zhvillimet e fundit në vend.
“Takimi jonë i sotëm u fokusua në planin e rritjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor të cilin e prezantoi Von der Leyen. Krahas kësaj kisha mundësinë që ta informojë Presidenten Von der Leyen për zhvillimet e fundit në vend dhe për angazhimin e Kosovës në BE”, tha Osmani.
Osmani gjithashtu e falenderoi atë, pasi siç theksoi ajo i është dhënë epilog përfundimtar liberalizimit të vizave dhe qytetarët mund të lëvizin lirshëm që nga 24 janari.
“Në takim potencova nevojën e largimit të masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Institucionet tona kanë treguar angazhim për de-eskalim të situatës por edhe përkushtim të plotë për bashkëpunim me aleatët tanë. Institucionet tona kanë marrë hapat e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të reja e të lira por për fat të keq adresa e këtyre pengesave vazhdon të mbetet në Beograd”, tha Osmani.
“Grupi terrorist i sulmit të 24 shtatorit duhet të përballet me drejtësinë. I bëjmë thirrje Serbisë që të ekstradojë ata që ishin të përfshirë në këtë agresion ndaj Kosovës”, tha Osmani./Reporteri.net/