Qeveria e Kosovës ka ndarë nëntë milionë euro për komunat që janë prekur nga vërshimet.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e 169-të të Qeverisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore, vërshimet në Kosovë, bazuar në raportin e Komisonit për vërshime, Ministria e Financave ka propozuar ndarjen e mjeteve prej 9 milionë euro”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.
“Këto mjete do të ndahen për komunat e Republikës së Kosovës që janë prekur nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe të janarit 2023”.