Bajrami reagon për xhaketën e Durmishit: Pse po çuditeni për luksin e ministrave të Kurtit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi u përfol se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka blerë xhaketë në vlerë prej 1,600 euro.

Bajrami me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ministrat e Qeverisë Kurti bëjnë jetë luksoze.

Së këndejmi, ish-ministrja ka vënë në pah të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian për tenderë të negociuar, duke aluduar se tenderët iu janë dhënë dostave të ministrave.

“Pse po çuditeni për luksin e ministrave të Qeverisë Kurti kur Raporti i Komisionit Evropian thotë se 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar. Që dmth. u janë dhanë dostave, vlera e tyre është mbi 78 milionë euro”, deklaroi ajo.

Zëvendësministri Durmishi në një prononcim ka mohuar ta ketë blerë xhaketën e markës ‘Canada Goose’, ku në dyqanin online bart vlerën e 1,600 eurove. Ai ka thënë se atë e ka blerë 100 euro.

“Këtë jakne e kom ble 100 euro në Urban Style në Fushë Kosovë, mundeni me shku me pytë sa kushtojnë këto jakne, as s’më ka interesu çfarë firme është, e kam ble m’u duk e mirë për dimën, para një kohe. S’kom mundësi me ble jakne 2 mijë euro, edhe po t’i kisha nuk do ta kisha ble”, deklaroi ai për Insajderin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *