Reagon Munishi pas hyrjes së kolegut të tij në BBVA3

Pas hyrjes në Big Brother Albania të ish-trajnerit të Feronikelit dhe ish-futbollistit të kombëtares shqiptare Klodian Duros, ka pasur mjaftë reagime, ku një ndër ta ishte edhe Ismet Munishi.

“BBVA dhe BBVK osht për njerëz”, tha Munishi në një reagim në Facebook.

Ai tha se formati është i popullarizuar te shqiptarët për shkak se u interesojnë punët e juaja.

“Ky format oshtë i popullarizum te ne Shipet sepse na interesojnë punët e huaja dhe me shpijunu me ngu te dera e me pa për bire të qelsit ate tjetrin dhe mi ngu kojshin qka po flasin flaka na del”, tha Munishi.

Megjithatë, Munishi apeloi të mos paragjykohet ish-futbollisti dhe kolegu i tij trajner.

“Masi jemi të tillë mos e paragjykoni kolegun tim Duron e as asnjë banor që merr guximin me e tregu privatësinë e vet qe ju me shiku e me komentu e kush don edhe mu knaq”, u shpreh Munishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *